Si e festuan Brigitte dhe Emmanuel Macron 11 vjetorin e martesës! 0 897

Presidenti i Francës dhe e shoqja e tij Brigitte Trogneux lidhën kurorë 20 tetorin e vitit 2007. Shumëkush priste kremtime të mëdha sepse bëjnë mbi një dekadë të martuar, por duket se ka ndodhur krejt e kundërta. Cifti ka preferuar ta kalojë këtë ditë me një darkë të thjeshtë kokë më kokë.

Me sa duket, për ta kanë mjaftuar festimet e 10 vjetorit një vit më parë, kur Emmanuel 39 vjec dhe Brigitte 65, organizuan një festë të madhe në një vilë pranë Pallatit të Versajës, i njëjti vend ku është martuar ish kreu i shtetit Nicolas Sarkozy me Carla Brunin.  Dashuria e ciftit Macron ka qenë për një kohë të gjatë në vëmendjen e të gjithë botës për shkak të diferencës se ndjeshme te moshës mes tyre.

Ajo lindi kur Emmanuel ishte vetëm 15 vjec, ndërsa Brigitte ishte mësuesja e tij dhe të dyve iu desh të prisnin me vite të tëra përpara se ta zyrtarizonin lidhjen.

Previous ArticleNext Article