Tano Cariddi ( dmth Remo Girone) qenka në Tiranë!!! Me xhirime për filmin e Namik Ajazit!!! 0 339

Një super surprizë sidomos për brezin e Piovrës: Remo Girone, një aktor i madh e tejet  i verësuar në Itali, por që për shumicën prej nesh do te mbetet gjithmonë në kujtesë si i  famshmi Tano Cariddi (aq shumë është shkrirë asokohe me personazhin e vet) është këtu.



Namik Ajazi ka arritur ta bindë të bëhet pjesë e filmit të tij “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”  për të cilin, së bashku me skenaristin Ruzhdi Pulaha kanë preferuar një kast aktorësh shqiptarë e italianë. Bëhet fjalë pr një histori të bukur por të pamundur dashurie, që ka zënë fill në vitet e errëta të diktaturës. Lidhja e një djali shqiptar me vajzën e një diplomati të lartë Italian do të ishte e pashpresë. Ajazi ka shpenzuar gati tre vjet për këtë projekt, i cili e ka angazhuar deri edhe me kërkime në ish arkivën e Ministrisë së Brendshme.

Historia frymezohet nga ngjarje të vërteta, por është një bashkim copëzazh të tyre e nuk sjell në ekran personazhe realë. Ajazit i pëlqen ta cilesojë “ një homazh për të gjithë ata që kaluan nëpër situata të ngjashme“. Girone së bashku me aktoren Victoria Zinny do të interpretojnë prindërit e vajzës  dhe ne jemi që tani tejet kureshtarë për këtë film!!!!

Previous ArticleNext Article