KreuBusull

Ftesa shik nga dasma të vërteta për tu frymëzuar për dasmën tuaj!

Kur të mendoni për dasmën tuaj dhe ditën që do të celebroni lidhjen tuaj në martesë mendoni edhe për ftesat duke qenë se janë përshtypja e parë e të ftuarve rreth dasmës. Kur të vendosni për ftesat e dasmës mendoni fillimisht për eventin dhe shijet tuaja personale dhe kur të shkruani ftesat tuaja sigurohuni që të përfshihet I gjithë informacioni që të ftuarit duhet të dinë që nga kodi I veshjes e deri te eventi që duhet të marrin pjesë.

Dark Flora

Zarfat me motive lulesh dhe paksa të errët janë perfekt për dasmat të cilat zhvillohen në ambiente të hapura si për shembull një festë në kopësht.

En Français

Ngjyra blu, okër apo gri e lehtë të gërshetuara me ilustrime dhe kaligrafi janë perfekte për një dasëm përrallore si për shembull Paris dhe bëjeni të qartë se ngjarja që duhet të marrin pjesë anon më shumëm nga klasikja.

Vintage Florals

Kaligrafia e gërshetuar me motive lulesh flet për një event që do të zhvillohet në drekë.

Romancë e errët

Një sfond i zi i gërshetuar me ngjyrën gold krijon një ftesë klasike për një vend misterioz.

Prekje personale

“Kjo suitë është frymëzuar nga një vepër arti që babi I dhëndrit kishte pikturuar në nder të ditës së dasmës e cila u zhvillua në shtëpinë e familjes së nuses. Kjo ftesë u përfundua duke përdorur zarfa ngjyrë bojqielli të zbehtë, stampim vintage dhe kaligrafi bojqielli.”

Kaligrafi Klasike

Nëse nuk jeni duke kërkuar ftesa që të kenë një deklaratë të guximshme, gërshetoni sëbashku kaligrafinë klasike me një ngjyrë që mos të duket shumë trendi.

Thjeshtë

Ilustrimet me bojra uji dhe kaligrafia shumëngjyrëshe shkojnë shumë sëbashku, ndërsa zarfat e lëmuar janë një shtojcë e papritur për të parë se çfarë fshihet brenda.

Theks Metalik

Letra metalike krijon detaje më intriguese përgjatë dasmës, si në këtë ftesë.

Ombré Action

Prekje të dritëhijes tregojnë një lokacion në plazh dhe sjellin interest ë një kostumi klasik bardhë e blu.

Aventura po pret

Zarfa piktoreskë të pikturuar të thërrasin drejt një dasme aventureske dhe i lënë vend luajtjes me kaligrafinë për një ftesë të thjeshtë dhe moderne.

Prekje metalike

Cepa të fortë të zbukuruar lehtësisht me gold janë të thjeshta dhe fantastike.

Printe Botanike

Një dasëm në pyje në Michigan për të krijuar ftesat e dasmës u frymëzua nga natyra përreth që ishte unike për vendndodhjen e dasmës. Një fjongo e zezë në zarf është shumë moderne.

Prekje të botës antike

E bardha klasike dhe ftesat e shkruara me kaligrafi kanë nevojë për stampa vintage që I japin personalitet detajeve minimaliste.

Një kthesë moderne

“Kjo ftesë prej lëkure është inspiruar nga kombinimi I maleve dhe oqeanit duke përdorur linja moderne për të krijuar kreshtat e malit. Oqeani prezantohet përmes lëkurës bojqielli dhe theksimit të mprehtë.

Modernisti

Ndonjëherë pak është shumë. Kjo ftesë minimaliste por shumë shik ‘Ruaje datën’ është perfekte.

Bukur me rozë

Ndërrojeni ngjyrën klasike të kremit me një nuancë të rozës sidmos kur motivet dhe kaligrafia përmbajnë printe botanike.

Ishulli I Kaprit

Limonat dhe printimet e tjegullave ishin ylli i kësaj dasme në Kapri i famshëm për pemët me limonë.

Prekje e vjeshtës

Detaje të pasura si ky shirit velvet dhe ilustrimet e degëve janë detaje të bukura të vjeshtës dhe për më tepër klasike.

Printe delikate

Një print me lule dhe një letër e kuqërremtë të japin një ndjesi antike por një stil të sofistikuar.

Velvet Luxe

“Detaje mbi detaje mbi detaje!” Për këtë çift nga Dallas çdo detaj ishte menduar me kujdes, që nga ftesat velvet e deri te tenda e dasmës.

Luaj me të

Ilustrimet dhe motivet janë unike për çiftin dhe mënyrën si ata si ata u takuan për herë të parë.

Art lokal

“Për këtë dasmën të zhvilluar në Meksiko, zbuluam një vepër arti nga një shitës rruge në rrugët e tregut të San Angel Martin që jo vetëm krijoi emocion për fundjavën por ishte edhe një vepër arti që të ftuarit e shijuan.”

Ilustrime jo shumë të mundimshme

“Çifti I cili dëshironte diçka unike, punësuan artistin Clym Everdon për të krijuar ftesat e tyre. Ata e adhuruan stilin e thjeshtë të ilustrimit në dasmën e tyre.”

Një shpërthim lulesh

Një letër vetëm e bardhë duket e freskët kur I shtohet edhe një prekje ngjyrash.

Paletë pastel

Ruani një disajn të thjeshtë, por përdorni një paletëtë këndshme nuancash.

Portrete të partnerit

Ilustrime me tipare të lezetshme të çiftit dhe jeles së tyre I jep një ndjenjë të këndshme kësaj ftese me bojra uji.

 

Thjesht shik

E zeza shik dhe shtresa e arit janë perfekte për një festë të vitit të ri.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF