KreuBusull

Nuk erdhi asnjë shok për ditëlindje; fytyra e vogëlushit pikëlloi rrjetin!

Mami u kujdes me detaje që të organizonte një festë të bukur me rastin e ditëlindjes së 6-të të djalit të saj. Ajo ftoi shokët e Teddyt dhe kishte menduar që fëmijët të festonin në një piceri. Por për fat të keq asnjë prej shokëve nuk erdhi në festë, duke pikëlluar tej mase të voglin Tedd dhe mamin e tij.

Ajo postoi foton e djalit teksa qëndronte i  vetëm në tavolinë me portretin e tij të mërzitur. Por fytyra e zhgënjyer e Teddit preku gjithë rrjetin duke u kthyer foto e tij në virale. Ai ka marrë mijëra urime për ditëlindje nga të panjohur e gjithashtu ka marrë edhe disa oferta shumë interesante. Një prej tyre ishte nga një person që i ka ofruar të voglit një xhiro ne një limuzinë në formë miu. Por ofertat nuk mbarojnë këtu. “Phoenix Suns” i ka ofruar 6-vjeçarit bileta për të ndjekur nga afër ndeshjen e basketbollit mes Suns dhe Lakers, madje Teddy do të qëndrojë gjatë gjithë kohës me ekipin.

Me siguri shokët e Teddyt janë penduar që nuk ju përgjigjën pozitivisht ftesës së tij.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF