E dimë që i dashuroni gështenjat, por pasi të lexoni të mirat që përfiton trupi prej tyre, do të doni të jetë përherë vjeshtë! 0 166

Gështenjat janë të mira dhe përveç se të krijojnë varësi ato kanë veti dhe përfitime sensacionale, shumë të dukshme. Nëse thua gështenja, thua vjeshtë. Dhe thua edhe gjethe, aroma speciale, pulovrat e para.  Gështenjat të gjitha janë të shijshme dhe mund t’i hash me babëzi, pa qenë të rrezikshme për shëndetin dhe linjat, sepse në fakt kanë efekte përfituese për organizmin tonë.

 

Fruti është i mbështjellë në formë iriqi, brenda të cilit mbillet fara, e ngrënshme. Shumë nga përfitimet e saj janë për shkak të përbërjes: 50 për qind përbëhen nga uji, 45 për qind nga karbohidratet, pjesa tjetër janë fibrat dhe kripëra minerale duke përfshirë fosfor, squfur, klor, magnez, kalium dhe kalcium; përveç vitaminave komplekse B dhe C. Dhe kalorive? Një gështenjë përmban më pak se 200 kalori për 100 gram.

 

Por nuk mbaron këtu, sepse ngrënia e gështenjave mund të jetë kënaqësi nga shumë pikëpamje. Gështenjat janë të njohura në rastet e stresit, dobësisë së përgjithshme dhe ripërtëritjes. Prania e acidit folik gjithashtu e bën atë një ushqim të dobishëm për gratë shtatzëna. Dhe mielli i gështenjës është pa gluten është i përshtatshëm për përgatitjet e ushqimeve. Përveç kësaj, ekstrakti i gështenjës është veçanërisht i përshtatshëm për masazhin e këmbëve, pasi tonifikon lëkurën, ndihmon qarkullimin, stimulon metabolizmin dhe lë një ndjesi të këndshme freskie.

Një ide e mirë për ftohjet e para? Ne gjithashtu mund të vlerësojmë përfitimet e gështenjës kundër kollës: keni provuar ndonjëherë të zjeni gjethe të thata në ujë për disa minuta dhe pastaj t’i filtroni? provojeni që ta besoni: janë një bar popullor shërues.

Previous ArticleNext Article