KreuCelebrity

Njihuni me sozinë identike të Meghan Markle!

Mijëra gra australiane (dhe jo vetëm) do të donin t’i ngjanin Dukeshës së Sussex dhe kjo përforcohet edhe më shumë për faktin se çdo veshje që ajo ka mbajtur gjatë turit të parë si çift me bashkëshortin Harry, është shitur në kohë rekord! Por duket se është dikush që nuk ka pse lodhet fare të ngjajë si Meghan, sepse ajo në të vërtetë është identike si Dukesha e Sussex.

Danielle Bazerlly një trajnere personale ka një ngjashmëri të madhe me Meghan dhe ajo është ngatërruar me qindra herë me të. Njerëzit e ndalojnë 22-vjeçaren dhe bëjnë foto me të dhe shpesh e kanë të vështirë ta besojnë që ajo nuk është Meghan Markle.

Gjatë vizitës së çiftit mbretëror në Australi Danielle i takoi ata dhe ajo rrëfeu se Princ Harry i hodhi një shikim të dytë asaj, sepse ai vuri re ngjashmërinë e madhe me të shoqen!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF