KreuBusull

Trump i dedikoi një mesazh të ndyrë në twitter ajo i përgjigjet me një libër

Kur isha shtatzanë me Henrin, fëmijën tim të dytë në 2008-ën punova deri një ditë para se të lindja. Reth një javë më parë po prisja të rregulloja orarin për operacionin cesarian, mora pjesë në një mbledhje të House Armed Services dhe zakonisht zgjat 12-15 orë. I thashë kryetarit se do të qëndroja vetëm 12 orë. Pak pasi u largova më plasën ujrat. Nuk jam ndjerë rehat tërë ditën dhe prandaj kisha kontraksione të parakohshme. Pak më pas Henry lindi përmes operacionit Cezarian. Sapo ndjeva se mund ta lija djalin tim vetëm u ktheva në punë dhe ai ishte vetëm 3 javësh por po bëhej një votim për veteranët dhe nuk mund të mungoja.


Kështu e nis rrëfimin e saj Senatorja amerikane Kirsten Gillibrand, kundershtare e hapur e presidentit Donald Trump, teksa flet për librin e saj të ri dhe lavdëron gratë guximtare…
Më vonë pyeta spikeren e House Nancy Pelosi nse mund të prezantoja Henrin. Kur e çova në House, koleget e mia më vështruan dhe u ngritën në këmbë duke më duartrokitur.


Nuk mora lejen e plotë të lindjes por për javë të tëra kisha një axhendë më pak të ngjeshur. Merrja pjesë në çdo votim të rëndësishëm pasi vota ime ishte e rëndësishme. Tani 10 vjet më vonë, vota ime dhe e gjithë grave të tjera rreth e rrotull vendit ka më shumë rëndësi se kurrë. Prandaj kur një miku im më pyeti nëse isha e interesuar të shkruaja një libër për fëmijët rreth historisë së të drejtës së votës e kapa fort këtë mundësi. Kur po shkruaja Bold&Brave: Ten Heroes Who Won Women the Right to Vote, u fokusova në një tesim grupi përfshirë edhe Henrin I cili është 10 vjeç tashmë dhe shokët e tij. Ata ishin konsulentët e mi.
Ishte e rëndësishme për mua që të arrija te të rinjtë dhe t’u tregoja se zërat e tyre kanë rëndësi. Në fund të fundit Harriet Tubman ishte vetëm 29 vjeç kur ia mbathi nga skllavëria. Susan B. Anthony ishte në fillim të të 30-ave kur udhëtoi në New York për të luftuar mbi të drejtën e votës. Këto gra janë përshkruar kur ishin më të mëdha por e vërteta është se ato bën gjënë më të guximshme kur ishin më të reja. E fillova librin me disa skica mbi nënën, gjyshen dhe stërgjyshen time. Këto gra më mësuan të jem e guximshme dhe të mos heq dorë, të ëndërroj dhe të punoj fort për gjëra që kanë me të vërtetë rëndësi. Kur nëna ime ishte studente ajo është diskriminuar pasi donte të ishte gazetare sportive e gazetës së shkollës. Në një intervistë me The Boston Globe në atë kohë ajo tha: “Liria e shtypit, të drejtat civile dhe të drejtat e grave përfshihen në luftën time.” Mendoj se ajo mësoi t’u bënte ballë sfidave nga nëna e saj dhe këto gra të guximshme të historisë, histori të cilat I kam përfshirë në librin tim. Ajo ka qenë një model për mua pasi guxonte të ishte ndryshe. Ajo vazhdoi fakultetin e drejtësisë dhe ishte një nga tre gratë që u diplomuan në klasën e saj. Si avokate ajo ka përfaqësuar çifte që donin të blinin shtëpinë e tyre të parë dhe familje që donin të adoptonin fëmijë ose të fillonin një biznes. Në atë kohë ajo kishte moshën time dhe ishte një grua e vetë-aktualizuar. Ajo dëshironte të linte një impakt në botë por ishte edhe një nënë e dashur dhe e përkushtuar ndaj familjes së saj. Na tregonte shumë histori rreth sfidave që haste pasi ishte një nënë që punonte. Si një avokate femër e viteve ’60-’70 apo është përballur edhe me seksizmin. Kur shfaqej në gjyq gjykatësi i referohej si ‘Zonjë e vogël.’


E shkrova këtë libër pasi doja të nisja një bisedë për rëndësinë e gruas në rolin e liderit. Sot shumë gra në pushtet po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Në mes të kolegëve të mi, shihni Senatoren Tammy Duckworth. Ajo insistoi që të lejohej të sillte fëmijën e saj në Senat. Falë kërkesës së saj tashmë të gjitha senatoret kanë të drejtën të sjellin me vete fëmijën e tyre nën 1 vjeç për ta ushqyer me gji gjatë votimeve.
Sigurisht që nuk duhet të jesh politikane për të guxuar dhe të bësh një ndryshim. Konsideroni guximin e grave të lëvizjes #MeToo. Ato sollën para drejtësisë personat që i kishin ‘sulmuar’ ato dhe po bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Tashmë ka shumë gjëra që janë në rradhë për gratë. Shëndeti mbetet një çështje primare. Duhet të jetë një e drejtë jo privilegj por nuk lejohet nga Presidenti Trump dhe i nominuari i tij i gjykatës së lartë gjykatësit Kavanaugh.


Jam e shqetësuar për barazinë në pagesë dhe racizmin. Nëse je një grua me ngjyrë ti diskriminohesh. Këto janë çështje që duhet të diskutohen prandaj dua që më shumë gra të kandidojnë në zgjedhje. Gratë po kandidojnë pasi janë të shqetësuara për të ardhmen e tyre. Ato nuk kanë të njëjtin mendim si Trump për vlerat e grave, komunitetin LGBT, për ajrin e pastër, ujin e pastër dhe të ardhmen prandaj është frymëzuese që ato po luftojnë për veten e tyre. Trump vazhdon t’i sulmojë gratë sidomos ato me ngjyrë. Kur ai shkroi një status seksist për mua kishte si qëllim që të më mbyllte gojën. T’u mbyllte gojën grave që e kishin akuzuar atë për ngacmim seksual dhe të gjitha gratë që marshuan kundër tij. Gratë duhet të çohen, të dëgjohen dhe të mos heqin dorë edhe nëse lideri i botës së lirë shkruan një koment të ndyrë për ty.

Burimi/Harper’s Baazar

Përktheu: Kristina Çepani

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF