KreuKuzhine

Recetë/ Lazanja me kungull

Përbërësit

Për mbushjen:

– 60 g djathë

– arra, kripë dhe piper

– vaj ulliri ekstra i virgjër

Për beshamelin:

– ½ litër qumësht

– kripë, piper, arrëmyshk

 

Përgatitja

Vendosim kungullin të ziejë në një enë me ujë dhe një gjethe dafine për 25 minuta. E nxjerrim nga zjarri, e presim në feta dhe me një lugë heqim tulin e kungullit, të cilit i shtojmë vaj ekstra të virgjër, piper dhe kripë.

Në një tigan hedhim gjalpë, shtojmë pak miell dhe e trazojmë në mënyrë të pandërprerë që të mos krijohen kokrra. Shtojmë qumështin dhe vazhdojmë ta trazojmë. Kur masa të fillojë të trashet, shtojmë kripë, piper, arrëmyshk dhe djathë. E ulim zjarrin dhe e lëmë të ftohet.

Në një tas hedhim gjizë dhe pasi e hollojmë duke e rrahur, shtojmë një vezë në mënyrë që masa të mpikset, hedhim dy lugë miell dhe e përziejmë me qumësht, shtojmë kripë, piper dhe arrëmyshk dhe e përziejmë në mënyrë që të krijohet një masë homogjene.

Pasi të përgatisim të gjitha përbërësit për mbushjen e lazanjave, marrin këto të fundit dhe i vendosim në një tavë duke e kaluar pak në ujë të vakët. Ngrohim paraprakisht furrën në 180 gradë dhe të fillojnë kompozimin e lazanjës, duke alternuar shtresat: Së pari një shtresë e hollë me krem ​kungull dhe tjetra me masën e gjizës dhe djathit. Pasi të mbarojmë vendosjen e të gjithë petëve, pjesës së sipërme i hedhim beshamelin, e mbulojmë më pak gjalpë të shkrirë dhe e vendosim për pjekje për 25 minuta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF