KreuHoroskop

Horoskopi ditor 28 tetor 2018

Për te dashuruarit Saturni premton një dite te mbushur me bashkëpunim. Do bëni me shume aktivitete te përbashkëta me partnerin dhe do njihni edhe ane te tjera te karakterit. Beqaret nuk duhet te fillojnë menjëherë aventura sepse kënaqësitë do jene momentale dhe me pas mund te vijnë problemet. Ne planin financiar duhet te shqetësoheni me shume për te ardhmen e duhet te merrni masa.

Venusi do sjelle shkëlqim te pamase ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni me luhatje humori dhe do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah. Edhe për beqaret priten ndryshime te jashtëzakonshme qe mund te çojnë ne lidhje afatgjata. Ekuilibri financiar rrezikon te pësojë tronditje. Po nuk morët masa sa me pare do keni probleme edhe me serioze me pas.

Sot do jepni me shume nga vetja për ta bere marrëdhënien ne çift edhe me te bukur nga me pare. Nuk do ju mungoje për asnjë moment motivimi dhe as idetë. Beqaret me ne fund do mund te buzëqeshin pasi jeta e tyre do marre drejtimin e shumëpritur. Sektori financiar do konsolidohet akoma me tepër kështu qe mund te bëni edhe disa investime te nevojshme.

Nëse doni qe marrëdhënia ne çift t;iu ece mire, respektojeni mendimin e partnerit dhe mos veproni asnjëherë sipas mendjes tuaj. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por as sot nuk do mund ta gjejnë te duhurin. Ne planin financiar nuk do ju ndodhe asgjë e jashtëzakonshme. Nuk priten as përmirësime e as përkeqësime te situatës ne te cilën ndodheni.

Urani do ju ndihmoje ta mbani larg rutinën nga jeta juaj ne çift. Me aq sa te keni mundësi do organizoni momente te këndshme. Partneri do jete i lumtur ne krahët tuaj dhe nuk do reshte se ua treguari ketë gjë. Nëse jeni beqare përgatituni shpirtërisht pasi çdo gjë mund te ndodhe sot. Financat ka rrezik te kalojnë një dite te trazuar, megjithatë nuk priten gjera alarmante.

Do përjetoni momente shume te lumtura nen praninë e partnerit tuaj. Ai do ju mbështesë për gjithçka dhe do ju japë këshillat e duhura. Kujdesuni edhe ju me shume për te. Beqaret do jene shume kërkues. Nuk do doni te krijoni një lidhje derisa te gjeni princin e kaltër. Nuk do mendoni shume për financat sot dhe do bëni me shume shpenzime sesa duhet. Tregohuni te matur.

Ju qe ne përgjithësi nuk iu besoni shume emocioneve te pakontrolluara do jeni me romantiket sot. Neptuni do ju beje me idealiste dhe te gatshëm për te fantazuar. Beqaret do kenë shume mundësi për te takuar persona te ndryshëm. Marsi do iu ndihmoje te zgjidhni personin e duhur. Tregohuni shume te matur me financat dhe mos u mashtroni nga personat qe do iu ofrojnë ndihme.

Do jete një dite shume e mire sot për ata qe kërkojnë qetësi dhe lumturi ne çift. Përfitoni edhe nga ndikimi i Venusit për te organizuar me mire ditën. Beqaret do takojnë personin qe iu përshtatet me shume dhe qe i plotëson te gjitha kërkesat e tyre. Mos rrezikoni ne sektorin financiar sepse situata mund te përkeqësohet mjaft. Mos jepni as hua. Tregohuni vigjilente.

Klima e ditës se sotme do te nxite çiftet te përmirësojnë marrëdhënien e tyre. Ata do e bëjnë lidhjen e tyre me te ngrohte dhe harmonike. Për beqaret dita do jete e mrekullueshme. Urani dhe Neptuni do ju sjellin fat për te takuar një person te veçante. Përgatituni! Financat nuk do jene aspak te mira dhe kjo do iu shqetësojë mjaft. Mos luani me to sepse do ngeleni me xhepat bosh.

Klima për çiftet duket se do përkeqësohet sot. Nëse doni ta joshni partnerin, sigurohuni qe ai t’i ketë sytë hapur dhe t’iu shohë. Do jete aq i mërzitur me ju saqë mund t’iu lëshojë edhe një ultimatum. Merrini gjerat me seriozisht. Personi qe do takojnë sot beqaret do i shtyje drejt aventurave. Do ia kaloni mire. Me financat gjerat do shkojnë mire dhe ato do jene te stabilizuara.

Ka shume mundësi qe kjo dite te jete shume konfuze për ju qe keni një lidhje. Here pas here do debatoni edhe për gjerat me elementare me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te joshin dhe do preferojnë te presin momentin e duhur. Financat nuk do jene shume te kënaqshme, por për te realizuar planet qe keni mund te merrni edhe ndonjë hua.

Yjet do e mbrojnë sot jetën tuaj sentimentale. Çiftet do kalojnë një dite romantike dhe plot pasion. Do keni me shume besim tek partneri. Nëse jeni vetëm, Venusi do krijoje mundësinë për një takim. Me e rëndësishmja është te dini se çfarë doni. Nëse personi qe do takoni është i duhuri mos e lini t’iu ike nga duart. Financat do jene te mira nëse tregoheni te kujdesshëm.

Burimi: Horoskopi Shqip

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF