KreuCelebrity

Urimi romantik (alla shef kuzhine) që Alfio i bëri Fatmës për ditëlindje!

Çdo recetë gatimi e ka një përbërës sekret për të cilat shefat e kuzhinës tregohen tejet diskret dhe i mbajnë për vete. Me siguri shef Alfio nuk bën përjashtim nga shefat e tjerë, edhe ai i ka disa sekrete në kuzhinë që nuk i ndan me njeri, ama ingredientin sekret te lumturisë së tij ai sapo e ndau me të gjithë.

Fatma ka festuar ditëlindjen e saj të 24- tër e ndër urimet që ajo ka marrë nga miq e fansa, më i bukuri ndër ta pa dyshim që është si i partnerit të saj Alfios.

“Më the recetë lumturie, por ti nuk e di që je ingredienti sekret i lumturisë dhe dashurisë. Auguri amore”: ka uruar shefi i kuzhinës, partneren e tij me rastin e ditëlindjes.

Alfio sapo tregoi që di të jetë romantik edhe pa  dalë fare nga natyra e shefit të kuzhinës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF