KreuCelebrity

“Në vend të Adelës”, projekti ambicioz që synon t’i japi shpresë vajzave si Adela!

Ka kaluar plot një vit që prej ndarjes nga jeta në mënyrë krejt të papritur të gazetares Adela Xhamani. Prej 365 ditësh Adela i mungon familjes, miqve, shokëve, kolegëve….Ëndrrat e vajzës nga Kavaja do të ndërpriteshin mëngjesin e 29 tetorit të vitit të kaluar, e duket se ajo ç’ka bluante në kokë prej kohësh Xhamani ishtë një projekt për të ndihmuar vajzat si ajo, vajza që duan të shkollohen, të jenë të lira, të punojnë, por që për arsye si mentaliteti e paragjykimet ato nuk munden. Adela donte të ishte zëri i këtyre vajzave…

Një prej miqve të saj më të mirë, gazetari Eraldo Rexho ka vendosur ta çojë ‘amanetin’ e mikes së tij deri në fund. Më 12 nëntor ditën kur Adela do të mbushte 33 vjeç ai do të realizojë një koncert për të kujtuar Adelën e për të t’i dhënë udhë nismës “Në vend të Adelës”, detajet e së cilës Eraldo ka treguar se do t’i ndajë me publikun në ditët në vijim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF