Valdrin Sahiti na prezanton për herë të parë me vajzën e tij Bella!

Ajo tashmë është 6 muajshe, por babi Valdrini dhe mami Edita deri më tani e kishin mbajtur vetëm për vete portretin e Bella-s. Por stilisti i njohur nga Kosova, duket se u dorëzua dhe më në fund na prezantoi me portretin e ëmbël e të bukur të vogëlushes së tij.

Në një video të postuar në instastory e vogla Bella e shtrirë në një shtrat lodër, duket një bebe topolake, e shëndetshme, e cila lëviz kokën herë pas here me gjithë kureshtjen që i karakterizon fëmijët e kësaj moshe. Me siguri gara se kujt i ngjan e vogla ka nisur në familjen Sahiti, ku si në çdo familje mami dhe babi bëjnë çmos që të marrin meritat e portretit të bukur të bebes. Në këtë rast ne s’dimë të themi se kujt i ngjan më shumë Bella, vetëm dimë të themi se portreti i saj është kaq ëngjëllor, e që ja ka ndryshuar jetën stilistit dhe bashkëshortes së tij.

Valdrini dhe Edita u bënë prindër për herë të parë në prill të këtj viti, ku pas një lidhje shumë-vjeçare ata mirëpritën në jetën e tyre Bellan.

Previous ArticleNext Article