KreuStil Jetese

Çunat romantikë të Kosovës! Njihuni me VIP-at meshkuj që përkëdhelin partneret me fjalë të ëmbla!

Meshkujt që harrojnë përvjetoret e ditëlindjet, që blejnë dhuratën e Shën Valentinit në minutën e fundit, në dyqanin e parë që ju del përpara, e që dedikimet romantike e kanë të vështirë t’i thonë, duket se i kanë mbetur së shkuarës. Ajo çka vumë re ne të bordo.al thjesht duke bërë një xhiro virtuale nëpër llogaritë e të famshmëve shqiptarë në instagram, është fakti se çunat e Kosovës kanë lënë mënjanë komplekset, e para mijëra ndjekësve shprehen lirisht me dedikime të ndjera për partneret e tyre.

“Ana ime e bukur”, e quan Getoari bashkëshorten e tij Marina. Përtej figurës “së egër” që shpesh karakterizon një reper, kur vjen puna tek gjysma e tij Geti është më i ëmbël se me këdo!

Një prej tekstshkruesve më të mirë shqiptar nuk ka se si të mos shkruajë bukur për atë së cilës i ka falur zemrën. Lyrical Son ka plot dedikime romantike për bashkëshorten, e i fundit është ai i pak ditëve më parë, ku artisti me rastin e përvjetorit të martesës uron nënën e vajzës së tij nëpërmjet një shprehje plot ndjenjë, por edhe pak humor. “Sinqerisht të dua shumë, por ndonjëherë më duhet të të urrej sepse je shumë më e mirë se unë”: shkruan Lyrical nën foton e çiftit. 

I njohur për këngët e tij me tekste të ndjera për dashurinë herë të humbur e herë të gjetur gjetur, Blero nuk ka ngurruar asnjëherë të shprehë hapur ndjenjat e tij për partneren Afronën, ashtu si në këtë foto ku kēngëtari ka zgjedhur fjalët më të bukura për të shprehur vlerësimin për atë që verën e 2019-ës do të bëhet bashkëshortja e tij. “Nuk kam takuar asnjëherë një njeri më të mirë se ti dhe sytë e mi nuk kanë parë asnjëherë një bukuri si ti”: shkruan Blero dedikimin romantik.

Nga ana tjetër ish-bashkëshortja e Bleros dëgjon nga bashkëshorti Adonisi fjalë nga më romantiket. Teuta dhe Adonisi janë një çift shumë i dashuruar e këtë e shfaqin herë pas here edhe publik. “Mbretëreshë” e quan Adonisi gruan  e tij e kaq mjafton që vajzat e gratë që nuk dëgjojnë shpesh deklarata të tilla, të ‘zilepsen’ për Teutën, jo mbretëreshën Ilire por atë të Adonisit.

Edhe Roberti ështē romantik me gruan e tij të dashur, e nëpēr intervista apo daljet publike ai nuk nguron të shprehë dashurinë për bashkëshorten Norën. Madje në çiftin e tyre duket se fjalët e bukura i shpreh më shumë Roberti, pasi këngëtarja Istrefi rrallë shprehet publikisht.

Një ndër çifteve më të komentuar të momentit është Tuna dhe Patrisi. Në daljen e tyre të fundit ata treguan që janë një çift shumë kompakt me njëri tjetrin, e jo më kot Patrisi ka bërë një dedikim të tillë “frymoj me ju të dy”. Bashkëshortja është gjithçka për Patrisin e këtë ai e tha para të gjithëve në “Xing me Ermalin”

I ka dhuruar 3 fëmijë, e nuk ka sesi Ermal Fejzullhau të mos jetë përherë falenderues e romantik me të shoqen Arianën. Një ndër postimet e çiftit është kjo fotografi ku këngëtari  e quan bashkëshorten “my love” (dashuria ime). Janë kaq të mirë të dy!

Sa i bukur e sa i ndjerë ky urim që moderatori nga Kosova Labinot Gashi i ka bërë bashkëshortes së tij Qëndresa me rastin e ditëlindjes. Cila është ajo femër që nuk do të ndihej e pērkëdhelur me një dedikim të tillë?! Epo Qëndresa e ka këtë fat!

Shkurt, pastër, qartë, thjesht: “ajo është e bukur” e s’ ka si të mos jetë kur Valdrini e dashuron prej shumë vitesh bashkëshorten Editën. Ajo ështē dashuria e jetës dhe Valdrini na e ka thënë me dhjetra herë; sepse kur dashuron a nuk do ta ndash me gjithë botën?!

Ëndrrat më romantike të çdo vajze janë me njeriun e zemrës teksa i ulet në gjunjë e i bën pyetjen e shumëdëshiruar: “A do të martohesh me mua?” Ja fiks si Gjiko teksa i kërkon Editës të pranojē kërkesën për të kaluar jetën me të. Sigurisht ajo i tha Po! Sa romantike!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF