E imitoi në “Portokalli“, Ylli Baka përplaset me Gaz Pajën!!! 0 924

Aktori i njohur i “Portokallisë“, Gazmend Paja njihet për rolet e veta të goditura e me spec. Së fundi, personazhi I tij ishte Ylvi Bakeri, që në fakt, është një imitim plot nota humori i këngëtarit Ylli Baka.

Ylli vetë pretendon se nuk i ka ardhur keq, por nga ana tjetër, nga emisioni “ Rreze dielli“, i dërgoi ca këshilla aktorit ( që tregon se në fakt, dhe aq mirë nuk i paska ardhur).

Ja cfarë tha saktësisht:

“Është shumë i talentuar. Nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një “Baftjar” të dytë me atë Ylviun, po më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj por nuk këndoj gjithë ditës siç thotë ai. Unë do ti këndoja diçka Gazit tani në mëngjes që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli “O Gazi t’u bëfsha unë, mos u merr more me këtë punë”. Nuk më ka ardhur keq me këtë imitim. I them vetëm mos e trash se nuk shkon.”

 

Previous ArticleNext Article