Ish modelja akuzon Victoria`s Secret: “Promovon urinë ekstreme“!!! 0 366

Që jeta e një modelje nuk është e lehtë, këtë e dinim. Duhen sakrifica për ato format e jashtëzakonshme që shohim në pasarela, të cilat me sa duket janë goxha të rënda në raport me ushqimin e jo cdoshkush është i gatshëm t`i bëjë. Ish modelja e Victora`s Secret, Bridget Malcom duket është një prej këtyre personave.

25 vjecarja australiane ka qenë pjesë e “engjëjve“, por regjimin drastik duket nuk ka mundur ta përballojë për një kohë të gjatë. Modelet, thotë ajo, shpërblehen shpesh me punë të profilit të lartë sepse “ vdesin urie` dhe penalizohen nëse shtojne “ndonjë gram ushqim“. Kur e mendoj kohën që kam kaluar dhe vetë ashtu, kuptoj sa  e sëmurë kam qenë. Mendoja se isha e shëndetshme, por jo, aspak.

Bridget  e fshikullon kompaninë e famshme për standartet e bukurisë që ka vendosur , sepse kështu thoë ajo, i dërgon vajzave të reja mesazhin e gabuar se “ që të jesh e bukur, duhet të jesh ekstremisht nën peshë“.

 

Previous ArticleNext Article