KreuBusull

Itali/ Moti i keq shkakton 7 viktima!

Italia po përballet sot me një mot shumë të keq, shoqëruar me përmbytje e erëra të forta e për pasojë deri tani 7 persona kanë humbur jetën. Qyteti më i prekur është Venecia në të cilin niveli i ujit ka arritur në 1.5 metër gjë që ka ndodhur vetëm 5 herë gjatë gjithë historisë së qytetit. Qyteti i Romës gjithashtu është prekur nga moti i keq, ku situata paraqitet tejet e rënduar.

Dy persona mbetën të vdekur në provincën e Frosinone-s pas rrëzimit të një peme mbi automjetin ku po udhëtonin, ndërsa një i ri 21-vjeçar humbi jetën në provincën e Caserta-s nga rrëzimi i një peme, ndërsa po ecte në këmbë. y viktima nga era e fortë u identifikuan në Terracina, në bregdetin e Lazio-s.

Ndërsa një grua humbi jetën në qytezën Albisola Superiore, në provincën e  Savona-s pasi u godit nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë. Viktima e shtatë është identifikuar në provincën e Belluno-s, ndërsa mësohet se gjithashtu është goditur nga një objekt.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF