Victoria Beckham: nga muzika hoqa dorë prej Elton John-it!!!

Victoria Beckham sot është një stiliste e suksesshme, por famën ia solli fillimisht muzika. Ish pjesëtarja e grupit Spice Girls tani rrëfen përse e braktisi atë pasion. Arsyeja paska qenë Elton John-i!!

44 vjecarka  e ka sot mik të ngushtë  legjendën e muzikës. Por asokohe sic rrëfen ajo, kishte shkuar të shihte një show të tij në Las vegas të titulluar The Red Piano.

“Duke e dëgjuar teksa këndonte, duke e dëgjuar që i kthehej këngëve të tij me të njëjtin pasion, pa u lodhur, me të njëjtin gëzim edhe pas një kohe të gjatë që i përsëriste më bëri të kuptoj se unë nuk mund ta bëja të njëjtën gjë. Mu duk gati sikur më ishte dhënë një fat të cilin nuk e meritoja“, shprehet Victoria. E vlerësoj periudhën që kalova me Spice Girls, por kuptova se unë nuk do të kisha asnjëherë atë që kishte Elton John për muzikën pas kaq shumë vitesh, shton ajo me sinqeritet.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article