Çfarë lajmi!!! Dy këngëtare shqiptare do të këndojnë në sfilatën e Victoria’s Secret. 0 475

Një ndër sfilatat më të njohura që pritet me kureshtje nga të gjithë është ajo e Victoria’s Secret. Sfilata e famshme këtë vit do të regjistrohet në Nëntor në New York dhe do të transmetohet në ekran në 2 Dhjetor 2018.

Kur ka mbetur më pak se 1 muaj nga realizimi, Victoria’s Secret më në fund ka publikuar edhe emrat e këngëtarëve që do të performojnë këtë vit.

Dhe gjejeni çfarë?!

Pjesë e artistëve do të jenë edhe dy këngëtaret e njohura me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha të cilat nuk ndalen me sukseset e vazhdueshme. Të tjerë emra të njohur janë The Chainsmokers, Halsey, Kelsea Ballerini dhe Shawn Mendes.

Previous ArticleNext Article