Ironia e fatit! E denoncoi për plagjiaturë, shkencëtari i zë vendin zv.ministrit të Arsimit

Shkencëtari shqiptar Taulant Muka vetëm pak kohë më parë denoncoi publikisht skandalin e plagjiaturave në radhët e zyrtarëve të lartë shqiptarë. Ndër emrat publik të përmendur prej tij ishte edhe ai i zv.ministrit të Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Ervin Demo, i cili dha dorëheqjen pas denoncimit të rastit.

Por  ironia e fatit ka ndodhur këtë të mërkurë! Vet kryeministri i vendit, Edi Rama kaa miratuar vendimin që shkarkon nga detyra ish-zv.ministrin Demo dhe emëron në këtë pozicion kërkuesin shkencor Taulant Muka, personi që denoncoi ish-pasardhësin e tij.

(ne foto Taulant Muka)

Taulant Muka ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri dhe ka vijuar më pas studimet në universitetet më të mira botërore. Pas masterti në Rotterdam të Hollandës dhe studimet e doktoraturës ai ka dhënë kontributine tij në punë kërkimore në Universitetin e Cambridge dhe Harvard dhe është njëkohësisht lektor në Universitetin Erasmus. Muka punon në Kopernhagen të Danimarkës ku merret me testimin e barnave të reja në fushën e diabetit.

Previous ArticleNext Article