KreuFashion

Stilistja 43 vjeçare për të cilën duket se koha ka ndaluar!

Stilistja nga Tajvani Lure Hsu ka fituar shumë famë në rrjetet sociale pasi askush nuk e beson dot sa e re që ajo duket pavarsisht moshës së saj. 43-vjeçarja ka të njëjtin shkëlqim dhe freski si një 20 vjeçare dhe sigurisht që gjenetika luan një rol të madh në bukurinë e saj që mesa duket nuk njeh moshë, Lure sigurohet që të ndjekë një dietë të caktuar dhe të kryejë aktivitet fizik për tu siguruar që bukuria e saj të mos venitet.

Në një intervistë me revistën Tajvaneze Friday, 43-vjeçarja sugjeroi se shumica e problemeve të lëkurës mund të zgjidhen nëse aplikoni rregullisht hidratuesin e lëkurës.Ajo reklamon vazhdimisht market e saj të preferuara me 714.000 ndjekësit e saj në Instagram që përfshijnë SK-II dhe La Prairie.

Ajo nuk ekspozohet shumë në diell pasi dielli e than lëkurën dhe formon rrudha. Për të luftuar me efektet negative të diellit ajo aplikon gjithnjë krem dielli para se të dalë nga shtëpia dhe ndjek një rutinë të rregullt bukurie.

Ylli I internetit për herë të parë doli në rrjetët socilae kur motra e saj më e re Sharon e bindi atë të merrte pjesë në një program televiziv. Lure i shmang ushqimet që përmbajnë shumë karbohidrate dhe yndyrna, duke konsumuar shumë fruta dhe perime. Duke qenë edhe vegjetariane  për të është shumë e lehtë të zgjedhë ushqime që përmbajnë shumë fibra dhe proteina të cilat ajo i balancon me aktivitet fizik. Lure zotëron një linjë rrobash me emrin e saj në Tajvan e cila përfshin shumë bluza dhe minifunde.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF