KreuStil Jetese

Moderatori i njohur kundër zv.ministrit të ri: “Më ndjeni! Doli kungull edhe ky…”

Moderatori i njohur shqiptar, Edi Oga është i pari që ka dal haptas kundër emërimit të djeshëm të Taulant Mukës si zv.ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Në një status të shkruar dhe shpërndarë në llogarinë e tij personale në Facebook, Edi Oga shprehet se ndonëse dikur e kishte vlerësuar dhe parë si shembull i të rinjve që studiojnë jashtë e i japin shpresë vendit tonë, pas pranimit të postit të lartë nga ana e Mukës, moderatori është zhgënjyer e nuk i ka kursyer kritikat e tij:

“…ZHGËNJIM

Taulantin e njoha në një aktivitet serioz, ku fjala, idetë dhe bindjet e këtij djaloshi ishin gjithashtu serioze. Më ngjalli idenë se ka akoma shpresë në këtë vend dhe të rinj të tillë të shkolluar jashtë vendit, mund të sjellin ndryshimin e madh!
E pashë protagonist në një akuzë për plagjiaturë, akuzë e cila rezultoi në një dorëheqje dhe në një indiferencë. Gjithsesi, diçka lëvizi. Taulanti është shfaqur hapur kritik ndaj kësaj qeverisje, madje me një fjalor të denjë vetëm për gojëndyrët e opozitës. (lexo statusin i tij i një viti më parë)

Ajo që ndodhi, është e pabesueshme!

Një kryeministër i sharë nga ky djalosh “kurajoz”, për “shërbimin” e bërë, e emëron në vendin vakant të zv/ministrit të dorëhequr! Taulanti e pranon! Po. Pranon postin. Postin që sulmoi të një qeverie që ai e quan “qelbësirë” dhe do vijë me avion për ta rrëzuar!

E pyeta në privat për motivet, por nuk m’u përgjigj. Shkencëtari duket as nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer. Kaq e shijshme të jetë për të kjo kockë? E vetmja shpresë që kisha, se të rinjtë e shkolluar në perëndim do të sillnin ndryshim në mentalitet, mu shkërmoq nga ky veprim i pakualifikueshëm. Të rinj të mençur që keni studiuar jashtë, nëse ktheheni për t’u bërë zv/ministra të një qeverie që doni ta rrëzoni, ju kam dhj**ë mu në diploma!

U bëra sponsor i këtij djaloshi në atë event. Fola fjalët më të mira dhe e shpalla shembull për t’u ndjekur. Doli kungull edhe ky. Më ndjeni.”

Pra sipas Ogës, Muka një vit më parë shkruante në Facebook statuse për qeverinë e majtë duke u shprehur se ishte gati të nisej për në Shqipëri “për të filluar e mbledhur te sheshi për t’i hedhur qelbësirat se boll dëm kanë bërë vendit”

Kjo ka qenë edhe shkaku i reagimit të Edi Ogës, skenarist dhe moderator i disa emisionesh të njohura në vend dhe shumë shpesh është aktiv përmes shkrimeve të tij kritike në rrjetet sociale.

Taulant Muka është zv.ministri i ri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve i emëruar në këtë detyrë pas denoncimit për plagjiaturë për një sërë zyrtarësh të lartë, përfshirë këtu edhe Ervin Demo-n vëndin e të cilit zuri këtë të mërkurë me propozim të kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF