Prezantuesit e njohur debatojnë live në emision: “Mund edhe të bëjmë boks këtu…pa doreza “

Të ftuar këtë javë në emisionin “Soiree” të Jonida Shehut në Top Channel ishin një sërë personazhesh të njohur që nga këngëtarë e deri të psikologë për të folur për frikërat dhe për Halloweenin. Valbona Mema, Briken Fejzullai, Kelvi Kadilli, Ermal Peçi, Xhesika Polo ishin disa prej të ftuarve në studio të kësaj puntate.

Teksa po flisnin për fobitë e njëri tjetrit, dy moderatorët, Kelvi dhe Ermali patën një “përplasje” të dukshme në studio.

Fobia më e madhe e moderatorit të Pop Culture janë njerëzit e shëmtuar, sipas të cilit, duke qenë se janë të shëmtuar janë të palumtur dhe duke qenë të palumtur janë të këqinj.

Kjo nga ana tjetër është cilësuar si qesharake nga ana e prezantuesit të InTv Ermal Peçi.

“Nga ekrani po na ndjekin persona që nuk janë as miss e as mister e as të kuruar, e ti thuash kështu dikujt që nuk është vizualisht estetikisht i bukur, më duket…”, – u shpreh Peçi, të cilit Kelvi iu përgjigj: “Unë se pata me ty, ti ç’ke?! Kjo varet nga njerëzit. Ka njerëz që kanë hundë të madhe dhe kanë mendje të vogël! Unë kur jap një mendim timin nuk thua ti je qesharak sepse unë nuk të them që je qesharak”.

Previous ArticleNext Article