Këngëtarja e njohur rrëfen dhimbjen e dy shtatzanive të humbura; nuk e mësova kurrë në ishin djem apo vajza! 0 748

Eksperienca të tilla janë dhimbje e madhe për cdo femër. Aq shumë sa jo të gjitha e gjejnë kurajon të flasin për to; por Mihrije Braha e bëri, edhe pse pas një kohe mjaft të gjatë.



Ajo është nënë e një djali, dhe pak njerëz  edinin se përpara tij ka pasur dy shtatzani të pasukseshme. Trishtimi ka rrethuar rrëfimin e saj në emisioni Mirage ku tregoi pa doreza se cfarë kishte ndodhur.

“Unë kam pasur dy shtazëni të tjera; në të parën nuk e dija dhe shkova tek mjeku që më dha tablet për vonesë cikli. Mirepo, kur merr mjekime fetusi nuk zhvillohet normal. Kur shkova të bëja kontroll doktori tjetër më tha, ti je shtatzënë, je dy muajshe. I thashë për terapinë dhe më tha, jo nuk duhej t’i kishe pirë. Dhe nuk e lamë të vijonte shtatzënia, e ndërpreva me dashje, por jo me vullnetin tim. Shtatzënia e dytë ndodhi kur Platori ishte në çerdhe. Diku në muajin e 4 e gjysmë pata një dështim spontan, ka qenë shumë e dhimbshme. Platorit i pëlqente barku dhe vinte ma puthte.  Nëse është vëlla, thoshte, do t’ia vëmë emrin Jon, nëse është motër Ikena. Por, as sot e kësaj dite nuk e kam ditur nëse ka qenë Ikena apo Joni, nuk kam dashur ta di”,tha Mihrija me lotë në sy.

Previous ArticleNext Article