Dua Lipa, Chiara Ferragni dhe Paris Hilton ‘xing’ me të njëjtin fustan!

Kemi parë mjaft raste kur personazhet publikë janë paraqitur me të njëjtën veshje dhe tashmë jemi mësuar me këtë. Thonë se stili dhe trendet kthehen gjithnjë dhe ky fustan nuk bën një përjashtim. Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa , blogerja e njohur Italiane Chiara Ferragni dhe trashëgimtarja Paris Hilton bëjnë ‘xing; me të njëjtin fustan.

Këtë fustan diskoje xixëllues Paris Hilton e ka veshur për herë të parë në ditëlindjen e saj të 21-të në 2002-shin dhe e ka veshur përsëri 15 vjet më vonë në 2017-ën.

Blogerja e njohur Italiane Chiara Ferragni veshi po të njëjtin fustan ikonik por në ngjyrë Gold gjatë pushimeve të saj në Ibiza  pak përpara dasmës së saj me këngëtarin italian Fedez.

Ky fustan mesa duket I ka pëlqyer shumë edhe këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa e cila ka veshur një fustan të njëjtë me xixa por në ngjyrë të kuqe gjatë performancës së saj muzikore ditën e shtunë.

Si mendoni cilës prej vajzave I rri më mirë ky fustan, Paris, Chiaras apo Duas?

Previous ArticleNext Article