Horoskopi ditor: E dielë, 4 nëntor 2018 0 110

DASHI

Me saktësinë tuaj do të keni mbështetjen e një kolegu që s’para ka pasur besim tek ju. Në aspektin afektiv partneri juaj do të jetë mjaft bujar duke e mirëkuptuar nevojën tuaj për më shumë liri.

DEMI

Duhet të keni kujdes në diskutimet në familje. Në ambientin e punës do të keni mundësi mjaft të mira për të ecur përpara në profesionin tuaj. Në aspektin afektiv do të tregoheni pasionantë.

BINJAKET

Në aspektin afektiv parashikohen ndryshime radikale sidomos nëse jeni singëll. Do të jetë një periudhë mjaft e favorshme për ju edhe në aspektin profesional ndaj yjet ju këshillojnë ta shfrytëzoni.

GAFORRJA

Sot do të përdorni të gjitha armët tuaja për të mos i dhënë të drejtë askujt. Në ambientin e punës do të kritikoni një koleg tuajin. Në aspektin afektiv nëse akoma nuk e keni gjetur shpirtin binjak mundësitë nuk do të mungojnë.

LUANI

Do të jeni mjaft të sigurt në vetvete duke u përballur me të gjithë situatat në të cilat do të ndodheni pa u tërhequr. Në aspektin afektiv bëni mirë të ndani opinionet tuaja me partnerin.

VIRGJERESHA

Gjatë kësaj faze do ti jepni rëndësi blerjeve personale duke shpenzuar mjaftueshëm. Në ambientin e punës rrezikoni të debatoni ashpër me një epror tuajin. Kujdes!

PESHORJA

Do të keni një njohje të re sot në aspektin afektiv që do ju bëjë të ëndërrojë. Në ambientin e punës do ju duhet të përballeni me një debat me një eprorin tuaj.

AKREPI

Nuk do të ndjeheni plotësisht të motivuar sot duke i lënë pas dore mjaft impenjime tuaja. Në aspektin afektiv reagoni përpara se lodhja dhe rutina të rrezikojë raportin tuaj.

SHIGJETARI

Nëse jeni në pritje të marrjes së një shume lekësh sot nuk do të vonojnë të vijnë. Në kohën e lirë nuk do të dëshironi të merrni përsipër asnjë impenjim. Në aspektin afektiv do e shikoni me një sy kritik partnerin tuaj.

BRICJAPI

Në ambientin e punës do të keni mjaft avantazhe. Në aspektin afektiv nuk do ju mundësojnë mundësitë për të sqaruar keqkuptimet që keni pasur kohët e fundit.

UJORI

Në ambientin e punës do ju duhet të korrigjoni gabimet që keni bërë. Në aspektin afektiv duhet të vlerësoni më mirë raportin tuaj dhe të evidentoni gjërat që keni lënë pas dore e që e bëjnë raportin tuaj të paqëndrueshëm.

PESHQIT

Këtë periudhë yjet ju sugjerojnë që duhet të jeni më të vendosur për tu përballur me vështirësitë. Në ambientin e punës do të jeni mjaft bashkëpunues e do të arrini synimet tuaja.

Burimi: Panorama

Previous ArticleNext Article