KreuCelebrity

Komentuesi i quan burrin çifut, ja si i’a kthen Emina Cunmulaj!

Pavarsisht faktit se ata të dy janë prindër të dy vajzave, Ella Faria 3 vjeç dhe Mia Soraya 5 muajshe, përsëri Emina na tregon përmes postimeve të shumta në faqen e saj Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj gjejnë kohë për njëri-tjetrin. Ditën e shtunë Emina Cunmulaj ka postuar në faqen e saj të instagramit një foto të sajën me bashkëshortin Sam Nazarian ku poshtë shkruante, “Night out in celebration” (Jashtë duke festuar).

Kjo foto nuk ka kaluar pa komente të shumta dhe një që binte në sy ishtë një komentues që I shkruante : “Ti e mirë boll por burrin çifut.”

Emina sigurisht që nuk e anashkaloi dhe i ktheu një përgjigjje plot humor, “Ja marsh t’keqen e thonit.” Një përgjigje e tillë ishte e pritur nga modelja pasi ajo herë pas here replikon me ndjekësit e saj, ndërsa komenteve negative ajo s’ua ‘përton’ aspak.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF