Naomi Campbell shfaqet me nënën e saj si imazh i Burrbery’s Holiday Campaign!

Burrberry nuk po humbet aspak kohë për të hyrë në atmosferën e festive. Brandi Anglez ka filluar me pregatitjet e Fushatës festive të këtij viti duke përfshirë në këtë fushatë edhe Naomi Campbell dhe nënën e saj.

Valerie Morris-Campbell, një ish modele I’u bashkua castit të yjeve pjesë e kësaj fushate si, Matt Smith, aktorja Kristin Scott Thomas, reperja M.I.A dhe artistja dhe fotografja Britanike Juno Calypso e cila fotografoi dhe drejtoi këtë fushatë gjithshtu. Naomi dhe nëna e saj të dyja kishin veshur një lëmishë të zezë dhe një pulovër të zezë.

Kjo fushatë do të publikohet të Martën më 13 Nëntor por mund ti hidhni një sy edhe imazheve më sipër paraprakisht.Kjo ama nuk është hera e parë që nënë e bijë modelojnë sëbashku. Në vitin 1993, ato të dyja u shfaqën sëbashku në pasarelën Mugler veshur bardhë e zi.

Në 2010- ato u shfaqën sërisht sëbashku në pasarelën e organizuar për bamirësi në Londër.

Naomi e merr shpesh të ëmën në eventet e modës. Dhjetorin e kaluar ajo mori nënën e saj si shoqëruese në Fashion Awards Londër. Të dyja ato ishin veshur me të zeza ndërsa parakalonin në tapetin e kuq.

Mund të falenderoni Valerie pasi ishte ajo e cla e ka mësuar Naomin si të ecë në pasarela. “Kur isha 12 ose 13 vjeç ajo shfaqej nëpër pasarela mode dhe e mbaj mend se në shtëpi ajo më mësonte se sit ë ecja,” tregon Naomi në një autobiografi nga The Guardian në 2016-ën.

Burimi/Marie Claire

Previous ArticleNext Article