Është multimilionere, ama çmimi i kësaj çante për Emina Cunmulaj është IDIOTËSI 0 2005

Emina Cunmulaj është një ndër personazhet publike më të pasura jo vetëm për shkak të punës dhe kompanive të saj por edhe sepse është bashkëshortja e një ndër njerëzve mëtë pasur të botës. Por pavarësisht këtij fakti dhe pëlqimit që ajo ka për produktet dhe mallrat e luksit, modelja shqiptare ka mbetur e shokuar nga çmimi i një çante vintage të Hermes Birkin. “Më falni çfarë!!! 62 mijë dollarë? Jooo”,- shkruan 34 vjeçarja e habitur mbi foton e çantës së njohur Hermes.

“Unë jam pro luksit dhe markave luksoze por nuk jam pro IDIOTËSIVE dhe kjo këtu është tamam marrëzi”.

Emina Cunmulaj ndonëse njihet për jetën luksoze ajo nuk përpiqet ta shfaq atë në llogaritë që ka në rrjetet sociale apo në media e televizion. Përkundrazi nuk fsheh origjinën, shijon fshatin e lindjes ndonëse është mësuar të jetoj mes luksit në Amerikë dhe gatuan ushqime tradicionale dhe është krenare për prejardhjen e saj.

E sa i përket çantës në fjalë, ajo është e markës Hermes Birkin që dizenjon çantat më të shtrenjta në botë çmimet e të cilave mund të variojnë nga përmasa, lloji i lëkurës që përdoret e që kapin vlerat edhe të 300 mijë dollarë dhe janë çanta që koleksionohet nga yjet e Hollywood, e janë vështirë të gjendshme për këdo.

Previous ArticleNext Article