Falimenton shefi i kuzhinës me famë botërore: “ Jam trokë!“. Si e humbi pasurinë prej miliona stërlinash! 0 849

Pas 18 muajsh ekstremisht të vështirë, Jamie Oliver, një prej shefave të kuzhinës më të famshë në botë, rrëfen se ka mbetur pa para. Britaniku thotë se nuk i financon dot më bizneset e tij pasi e përdori pasurinë e vet prej gati 13 milionë stërlinash për rivitalizimin e tyre.

43 vjecari, baba i pesë fëmijë, praktikisht ka “ ngritur duart lart“ e pohon se është trokë.

Nuk kam sesi përdor më para nga xhepi për të investuar në rrjetin e restoranteve, thotë ai. Rrjeti i tij i restoranteve Italian, pari i të cilëve u cel në 2008-tën, rezultonte me 71,5 milionë stërlina detyrime. Përpos kësaj, këtë vit brand-i njoftoi mbylljen e 12 lokaleve, e kjo bën që mbi 600 vete të humbin vendin e punës. Pasuria e Jamie-t ka qenë shumë e madhe, falë restoranteve të shumta por edhe librave mjaft të suksesshëm të kuzhinës.

Previous ArticleNext Article