Jeta sekrete e Audrey Hepburn: aktorja e famshme pat luftuar kundër nazistëve dhe Hitlerit!!!! 0 231

Gjithcka zbulohet në librin “ Vajza holandeze: Audrey Hepburn dhe lufta e dytë botërore“, shkruar nga Robert Matzen. Aty detajohen gjëra që jo shumëkush i dinte për aktoren e famshme hollivudiane. Ose më saktë, për jetën që kishte përpara se të bëhej një yll i ekranit.

Kështu, mësohet se në rininë e vet të hershme, Audrey ka qenë ndihmëse e Rezistencës Holandeze që luftonte kundër nazistëve.

Aktiviteti i saj në mbështetje të kësaj kauze dhe të operacioneve të aleatëve ka qenë mjaft befasues, po të merret parasysh fakti që prindërit e vet ishin pro lëvizjes naziste. Libri ka shumë informacione të pamësuara më parë e bazohet goxha në ditarin e ungjit të Audrey-t, Otto, i cili u burgos prej nazistëve. I biri i artistes, Lucca Dotti thotë se tani e kupton më mirë disa gjëra tek nëna e tij, si për shembull përse fjalët “ E mirë dhe e Keqe“ apo “ Dashuri dhe Dhembshuri“ ishin pjesë e pandashme e fjalorit të saj të përditshëm.

Previous ArticleNext Article