Kjo është gjithçka duhet të dini kur dekoroni shtëpinë tuaj! 0 342

Pavarësisht hapsirës që jeni duke dekoruar, gjëja më e rëndësishme janë detajet. Ne ju paraqesim disa këshilla nga dekoruesit më të mirë  që të zbuloni principet bazë të dekorimit. Nëse zbatoni principet bazë të dekorimit dhe vini në punë imagjinatën atëherë do të keni një shtëpi me stil dhe të rehatshme.

Guxoni me dekorin në hapsirat e vogla që të japin një impakt

Eksperimentoni me teksturat

Përdorni ngjyra nëpër korridore

Vendosni sende të ndryshme në një tavolinë. Çdo dhomë duket mirë me objekte që kanë një vlerë historike.

Grupojini antikuaret sipas ngjyrës

Dekoroni shtëpinë tuaj me objekte të ndryshme moderne dhe vintage nga periudha të ndryshme kohore.

Përdorni rafte që arrijnë deri në tavan për ti dhënë karakter shtëpisë tuaj.

Shiheni shtëpinë tuaj nga një tjetër perspektivë duke balancuar dekorin në të gjithë shtëpinë.

Krijoni një impakt natyral në shtëpinë tuaj me aksesorë vintage.

Që të mos mbeteni në një stil të vetëm provoni të përfshini objekte të ndryshëm në dekorin e dhomës tuaj.

Përdorni muret tuaj si kanavacë duke përdorur një letër murale si kjo më lartë.

Përdorni materiale të veçanta pasi mund të rezultojë në rezultate mahnitëse.

Sillni në dekorin tuaj një prekje të klasikes. Një prekje e ‘Botës së vjetër’ nuk do t’ju mërzitet kurrë.

Krijoni kontraste me ngjyrat

Shtojini lezetin dekorimit të shtëpisë tuaj me objekte të cilat nuk janë krijuar posatërisht për dekorimin e shtëpisë.

Përdorni copa jo vetëm për mobilje por edhe për muret pse jo për të krijuar një ndjesi projektimi të vërtetë.

Balanconi antiken me modernen

Përdorni metalin për t’i shtuar më shumë ngrohtësi ambjentit.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e buxhetit të lartë apo të ulët pasi një dhomë duket shumë mirë kur në të përfshihen aksesorë me çmime të ndryshme.

Ftojeni natyrën brenda shtëpisë tuaj pasi kjo është mënyra më e mirë për të balancuar linjat e lëmuara me mobiljet moderne.

Shtoni aksesorë të ndryshme ndër vite në dekorimin e shtëpisë tuaj.

Burimi/Elle Decor

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article