Lutjet tona u dëgjuan, Ardit Gjebrea i rikthehet muzikës!!! 0 1360

Është një nga moderatorët më të suksesshëm të ekranit shqiptar; Ardit Gjebrea ka një aftësi të rrallë për të komunikuar aq ngrohtësisht me publikun, që ia ka shpërblyer nga ana e tij duke e konsideruar si një nga favoritët e vet. Por ne nuk e kemi harruar as talentin e tij të madh për muzikën, edhe pse u bë ca kohë që është shkëputur prej saj.

Tani, duket ka vendosur t`i rikthehet “ dashurisë“ së vjetër , dhe normal që do ta presim me kërshëri të madhe sepse ndonëse nuk krijon shpesh këngë, me ato që nxjerr godet direkt, sepse bëhen hite. Kush e harron “ Ja ku jam“, apo “ Makina e memories“.

Ne jo një herë! Ai momenti kur je në dimension tjetër, ka shkruar ai në Instagram në krah të fotos që e tregon me mikrofonin përpara. Këto janë emocione që nuk harrohen lehtë!!!

Previous ArticleNext Article