Një vëlla si Jon Gjebrea! Të gjitha herët që na ka prekur me dedikimet kushtuar Annës

Ajo është princesha e tij, e fakti që kanë një diferencë prej 16 vitesh e bën marrëdhënien e Jonit dhe Anës edhe më të veçantë. Ai është gjithmonë aty për të voglën Anë, e fjalët e ndjera kushtuar së motrës kanë qenë përherë shkak për të na bërë edhe ne të lotojmë. Jon dhe Ana Gjebrea kanë një lidhje shpirtërore të tillë, që pavarësisht se distanca fizike prej mijëra kilometrash i ndan, ajo që i bashkon në çdo kohë e moment.

“Dashuria më e madhe”, ka shkruar Joni pak orë më parë në instagram nën një foto të së motrës, si për të ‘zbutur’ sadopak mallin që ai ndjen këto kohë që është larg saj. Por ky nuk është dedikimi i vetëm që vëllai i madh i ka bërë motrës së vogël, ndaj më poshtë ju sjellim fjalët e ëmbla që kanë dalë nga shpirti i Jonit, për të ëmblën Anna.

 

“Dashuria më e madhe”

 

 “Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im”

 

“Gëzuar ditëlindjen princesha ime e vogël. Të premtoj që gjithmonë do të mbroj gjithmonë e do të jem gjithmonë aty për ty”

 

“Princesha ime filloi shkollën. I uroj mbarësi dhe plot sukses”

“Një lloj dashurie që s’do të mbarojë kurrë”

“Dashuri e pakufi”

“Aty ku fillon jeta, e dashuria nuk mbaron kurrë”

 

 

Previous ArticleNext Article