KreuCelebrity

Aktori i njohur i humorit në gjendje të rëndë shëndetësore! Apel për ndihmë

Aktori i mirënjohur i humorit shqiptare po kalon një moment tejet të vështirë sa i përket shëndetit të tij, pasi mësohet se Besnik Çinari ka pësuar një atak kardiak dhe aktualisht gjendet i shtruar në reaminacionin e kardiologjisë në QSUT. Lajmi i trishtë është bërë i njohur nga gazetari Defrim Methasani, i cili krahas dëshirës dhe urimit që Çinari të shërohet, ka bërë edhe një thirrje për ndihmë.

Përsh miq. Isha mësuar ta shoh në skenë dhe në ekran, ta takoj në kafe, apo evente. Por ndjeva dhimbje sot tek e takova në reaminacionin e pavionit të kardiologjisë. Ju gjenda me aq sa munda, por humoristi dhe artisti shkodran Besnik Çinari ka nevojë për më shume. Ndaj ju ftoj ta mbështesim, kush mundet dhe sa mundet…Të shkuara mjeshtër!”: ka shkruar gazetari nën një foto ku duket së bashku me mjeshtrin e humorit në gjendje tejet të rënduar.

Besnik Çinari është një ndër aktorët më të mirë të humorit shkodran, i cili ka bërë të qeshë prej dekadash publikun shqiptar. E pikërisht ky publik, me shumë mundësi do t’ja kthejë ‘reston’ Besnikut tani kur ai ka më shumë nevojë se kurrë për ndihmën tonë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF