KreuCelebrity

Anna Gjebera nën gjurmët e të atit!

Ditën e djeshme Ardit Gjebrea na la të kuptojmë se ai do t’i rikthehet sërish muzikës, e ky lajm na pëlqeu pa fund. Krahas moderimit, ajo me të cilën Gjebrea ka fituar zemrat e publikut është muzika, ndaj edhe pse krijimet e tij nuk janë të shumta, këngët e Ardit Gjebreas janë një aset e pasuri për muzikën shqiptare. Por dardha bie nën dardhë, edhe pse vetë moderator ka preferuar të mos impenjohet shumë me muzikën, duket se vazja e tij Anna ka trashëguar talentin e të atit.

Ka qenë një postim i këngëtares Juliana Pasha që na ka bërë të mendojmë që ndoshta e ardhmja e Annës do të jetë kënga. Pasha ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku duket ajo sëbashku me 5 vajza të voglam ndër ta edhe vajza e kantautorit dhe moderatorit Gjebrea. “Me zërat e bukur të shkollës”, shkruan Juliana nën postim. Nuk e dimë se ç’po realizon ajo me vogëlushet por fakti që Anna ka trashëguar zërin e talentin e babit neve na gëzon shumë.

E vogla e familjes Gjebrea në fakt e ka treguar edhe edicionin e vjetshëm të “Kënga Magjike” ku së bashku me babi Arditin kënduan “Për ty”, një himn kushtuar marrëdhënies së bukur që ata kanë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF