KreuStil Jetese

Edi Rama- baba krenar, ndan me të gjithë pasionin e Zahos 4-vjeçar

Kryeministri Edi Rama nuk ka mundur të mbaj për vete kënaqësinë që i kanë falur duart e vockla të djalit të tij Zaho. Ai e ka filmuar të birin teksa vizaton me lapsa me ngjyra, si për të shprehur krenarin e tij si baba, ndoshta sepse sheh që edhe Zaho trashëgon të njëjtin pasion për pikturën si edhe ai.

Kreu i qeverisë shqiptare nuk ka zgjedhur të shkruaj asgjë mbi videon e publikuar në rrjetin social Instagram mbrëmjen e së martës, por duke marr parasysh sa i rezervuar është kryeministri kur vjen puna te djali i vogël, kjo video na mjafton për të kuptuar pasionin e përbashkët të babë e bir.

Kujtojmë se Edi Rama ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Arteve të Bukura në vitin 1981 në degën e Pikturës, e madje prej pak vitesh e ka njohur publikun shqiptar e jo vetëm me punët e tij, duke çelur ekspozita  me piktura edhe në botë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF