Punimet e artistit shqiptar, zënë një vend të shumëmerituar në Agora Gallery, në Nju Jork! 0 176

Me veprat e tij abstrakte, një shperthim ngjyrash e formash që i largohet me maksimumin e harmonisë caqeve të realitetit, Joni Kraja e ka vulosur vendin e vet të padiskutueshëm në artin kontemporan shqiptar.

Pikturat e tij me penelatat e trazuara, ngërthyer në një shkulm talenti, tërheqje tek surrealja e kapja pas një elementi tokësor të përcjellë në dimensione joshëse për syrin e ngacmuese për mendjen, tashmë kanë një vend në Agora Gallery dhe nga muaji mars, ekspozohen në Nju Jork.

Ekspozita mban emrin “ This is the end“.  Në universin e rrëmbyer të Krajës, këto krijime janë si të gjalla. Ai vetë pa thënë dikur  “Një pikturë nuk mbaron kurrë për aq kohë sa unë marr frymë…”, e këtë lloj magnetizmi do t`ia përcjellë shumë shpejt edhe publikut amerikan.

 

Një vlerësim i shumëmerituar për një artist shumëplanësh, dhe ne nuk mundemi përvecse t`i urojmë suksese!!!!

Previous ArticleNext Article