Aktori i famshëm i Hollywood refuzon të shohë të bijën e porsalindur! 0 555

Ai është një baba i devotshëm me dy djemtë e tij, ndonëse me nënat e tyre është ndarë. Por duket se aktori Hollywood-ian Owen Wilson nuk dëshiron të bëjë të njëjtën gjë me vajzën e tij të porsalindur.

Lyla ka ardhur në jetë muajin e kaluar, por babai i saj nuk e ka takuar ende pasi ai refuzon ta bëjë një gjë të tillë. Edhe pse e vogla është bionde me sy blu njësoj si Owen sipas burimeve ai jo vetëm që nuk dëshiron ta shohë, por as nuk do t’i japi atësinë së voglës. “Është një çështje krejtësisht private, mos bëni komente të nxituara”; është shprehur një burim pranë Wilson.

Ylli i “The Wedding Crashers” pati një romancë të rastësishme me mamin e Lyla-s, ndaj ai iu nënshtrua testit të atësisë për të mësuar nëse fëmija që priste ish-partnerja Varunie Vongsvirates ishte i tij. Ndonëse rezultatet ishin pozitive Owen ende nuk e ka marrë hapin e takimit me vogëlushen. Ndërsa me dy djemtë e tij Robert 7- vjeçar dhe Finn 4- vjeçar ai është parë shumë shpesh.

Previous ArticleNext Article