KreuStil Jetese

Ish-deputeti shqiptar e pranon hapur: “Unë kam frikë nga gruaja!”

Me siguri nga titulli mund të duket si shaka, por në fakt, është e vërtetë.

Një nga të ftuarit e mbrëmjes së djeshme në emisionin “Soirée” nga Jonida Shehu në Top Channel ishte edhe ish-deputeti dhe gazetari i njohur, Mitro Çelo.

Pavarësisht se mbrëmja e kësaj të mërkure ishte e gjitha konceptuar si “Nata Shkodrane”, Çela përfaqësonte shkodranët “e ardhur” duke qenë se vetë ai me origjinë nga jugu i vendit është dhëndër në Shkodër.

Në një atmosferë mjaft të këndshme të krijuar mes tij, Zef dhe Mario Dedës, gazetari i njohur ka treguar diçka që e dëgjojmë rrallë, jo vetëm në bisedat e zakonshme në tavolina, por edhe në television.

Pyetjes së drejtuar Mario Dedës, nëse në shtëpi atij ia bën “zap” Zefi apo gruaja, Mitro u vetpërgjigj duke u shprehur thjesht dhe hapur: “Jo për gjë, por unë vetë kam frikë nga gruaja!”

Pra burra, do të ketë guximin dikush nga ju të jetë aq i guximshëm sa Mitro dhe të pranojë të njejtën gjë?

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF