Klaudia Pepa kur ka kërcyer në “Kënga Magjike” paska ëndërruar tjetër gjë ! 0 445

Klaudia Pepa ishte e përzgjedhura e Ardit Gjebrea për të qenë në krah tij në prezantimin e edicionit të 20-të të festivalit “Kënga Magjike 2018”. Ndonëse menjëherë pas publikimit të lajmit, balerina e njohur nuk e fshehu entuziasmin, si për ta konfirmuar këtë ajo shkroi edhe një status në rrjetin social “Facebook”.

Ndërsa falenderonte Gjebrean për ftesën dhe familjen e saj për mbështetjen, Klaudia shkruante se mezi pret të jetë pranë publikut. “Kenga Magjike ka qene gjithmone nje pjese e bukur e jetes time,kam marre pjese shpesh si balerine dhe enderroja qe nje dite te isha prezantuese dhe balerine ne te njejten kohe dhe ja…”- shkruan 26-vjeçarja.

“Kënga Magjike” do të mbajë edicionin e 20-të në fillim të muajit dhjetor, ndërsa çdo të dielë këngët konkurruese po prezantohen në një rubrikë të veçantë në programin “E diela Shqiptare”.

Previous ArticleNext Article