Konkurenti i Hell`s Kitchen pret damarët?? Renato Mekolli sqaron situatën!! 0 1330

Lajmi se një konkurent i Hell`s Kitchen kishte prerë damarët  gjatë regjistrimit të emisionit të radhës, mori dhenë në internet. Konkurenti sic u tha, nuk kishte duruar dot presionin e lartë e kjo ka bërë që xhirimet e emisionit të ndërpriten. Por Renato Mekolli, ndonëse e pranon se dicka ka pasur në atë kuzhinë, sërish këmbëngul se raportimet në media janë ekzagjeruar.

Ai shpjegoi për revistën Who se ka pasur një situatë të rënduar dhe se personi perfundoi i mbuluar në gjak, por gjërat nuk janë tamam ashtu sic shkruhet në media. Gjithcka do të shihet në ekran premton shefi i rreptë, ndërkohë që show vazhdon të tërheq vëmendje me të papriturat e tij.

Previous ArticleNext Article