Kryebashkiakja e Shkodrës paska pasur një talent të fshehur dhe nuk na e ka treguar asnjëherë! 0 136

“Natë Shkodrane” – kjo ishte edhe tematika e Soirée-së së sotme me Jonida Shehun në Top Channel.

Artistë, gazetarë, drejtues teatrit e të tjerë ishin mbledhur sonte për të folur për traditën qindra vjeçare shkodrane dhe ajo pak histori që ka mbetur e trashëguar nga qyteti historik verior.

Ama, në mbrëmje nuk ka munguar as kryebashkiakja shkodrane, Voltana Ademi, e cila ka lënë mënjanë politikën dhe i është dedikuar e gjitha kulturës së qytetit të saj.

Përveç kësaj, Ademi ka treguar edhe një talent të sajin, të cilin na e paska mbajtur të fshehur për një kohë të gjatë.

Kryebashkiakja luan në violinë dhe për më tepër luan shumë mirë.

Në fund të programit, Ademi luajti për të ftuarit një pjesë nga “himni” shkodran, “Lule Borë” dhe duket se pasi të lërë postin, e paska gjetur profesionin e rradhës.

Previous ArticleNext Article