Poni emocionohet pafund nga ky gjest i të birit!!!! 0 804

E rezervuar përgjithësisht për jetën e saj private, këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur popullore këtë herë ka vendosur të tregojë dicka më shumë rreth familjes së saj. Në rrjetet sociale, Poni ka treguar surprizën e bukur që i kishte bërë i biri, e cila e ka emocionuar pamasë. Frenku i kishte përgatitur një punim dore me letër, ku shkruhej në anglisht: “ I love you this much“, “ Të dua kaq shumë“, si për ta njehsuar hapësirën e zgjeruar mes duarve të vizatuara prej tij me atë të dashurisë që ka për të ëmën.

E cila nënë nuk do te prekej përpara nje mesazhi të tillë? E lumtur në cdo sekondë të jetës sime, ka shkruar Poni.

Previous ArticleNext Article