Prishila, rrëfime të reja për Elvis Preslin: “ Ishte shumë sipërfaqësor“!!!! 0 541

Aktorja, sot në moshën 73 vjecare, tregon përse u nda nga ylli I madh pas vetëm 6 vitesh martese. Prishila Presli, e lindur Beaulieu, e takoi Elvisin kur ishte vetëm 14 vjec. Ai asokohe ishte me shërbim në ushtrinë amerikane, ndërsa komandanti I vet qëlloi të ishte pikërisht babai I Prishilës. U martuan në 1967-tën dhe u zhvendosën në rezidencën e famshme në Memphis kur ajo ishte vetëm 21 vjec.

Prishila tregon se tranzicionin nuk e pati të lehtë aspak dhe jeta me Elvisin nuk ishte ashtu sic dukej. “ Nuk dilnim fare. Nuk donte për shembull të hanim në restorante sepse kishte frikë mos nuk e linin të qetë fansat. Nuk bënim kurrë asgjë bashkë; ai vetë ishte njeri shumë vetmitar. Nuk kishte miq, kishte vetëm një anturazh që e rrethonte për ta shfrytezuar. Elvisi për ata, ishte thjesht biznes“.

Ndërkohë një gjë e cuditeshme që ajo tregon dhe që e bezdiste ishte se nuk duhet të shfaqej asnjëherë përpara tij pa make up dhe e parregulluar. Nuk donte të më shihte ndërsa vishesha, kërkonte vetëm rezultatin final. Dhe ai duhet të ishtë gjithmonë pa të meta. Nuk kishte substancë, ishte shumë sipërfaqësor, shton ajo.

 

Previous ArticleNext Article