Skandalet më të mëdha të lidhjeve jashtë martesore të Vipave! 0 393

Nëse kemi mësuar diçka nga Hollivudi është se martesat e lumtura përgjithnjë nuk ekzistojnë me të vërtetë. Çiftet Vip shumë shpesh janë të detyruar të qëndrojnë larg njëri-tjetrit prej kushteve të punës që kanë dhe qëndrojnë sëbashku me yjet e tjerë shumë tërheqës. Kjo shpeshherë çon në skandale. Më poshtë ju paraqesim skandalet më të mëdha të lidhjeve jashtë martesore të vipave që kanë shokuar botën.

Princess Diana me James Gilbey

Në 1992-shin, The Sun nxorri një transcript të bisedave të rregjistruara të Lady Dianës me të dashurin e saj sekret James Gilbe. Në atë periudhë ajo ishte ende e martuar me djalin e mbretëreshës Elizabeth, Princin Charles I cili kishte gjithashtu një lidhje jashtëmartesore.

Arnold Schwarzenegger me Mildred Baena

Schwarzenegger kishte një lidhje secrete për 14 vjet me shërbyesen e tij me të cilën madje pati edhe një djalë I cili duket kopje si ai.

Alex Rodriguez dhe Madonna

Ndërsa ishte I martuar me Cynthia Scurtis lojtari I Yankees kishte një lidhje të fshehtë me Madonën. Para se çdo gjë të merrej vesh Madona u largua në Paris ndërsa Scurtis kërkoi divorcin.

Jesse James me….shumë gra.

Në 2010-ën të paktën 4 femra pranuan se ishin në një lidhje me James ndërsa ai ishte ende I martuar me Sandra Bullock dhe ai e pranoi këtë vetë në një intervistë me Daily Mail.

Livia Firth me një mik fëmijërie

Në Mars të 2018-ës bashkëshortja e Colin Firth, Livia Giuggioli pranoi se e kishte tradhëtuar atë me një mik të fëmijërisë, gazetarin Marco Brancaccia.

James Cameron me Suzy Amis

Ndërsa filmonte Titanic, Cameroon u dashurua me aktoren Suzy Amis e cila lunate rolin e Lizzy Calvert në fillim të filmit. Regjizori bashkëjetonte me të dashurën e tij Linda Hamilton në atë kohë dhe si përfundim u martua me të. Kjo martesë zgjati vetëm 8 muaj pasi ai u kthye sërisht me Amis.

Prince Charles me Camilla Parker Bowles

Pak pas zbulimit të lidhjes jashtë martesore të Princeshës Diana, u zbulua dhe ajo e Princit Charles me Camillan. Nga skandali Princi Charles dhe Diana u divorcuan dhe ai u martua me Camillan në 2005-ën.

Kristen Stewart me Rupert Sanders

Fansat u zhgënjyen shumë kur dolën foto të Stewart dhe Sanders. Ajo në atë kohë dilte me Robert Pattinson dhe lidhja e tyre mori fund pas kësaj tradhëtie.

Hugh Grant me Divine Brown

Në 1995-ën Grant pati një lidhje të fshehtë me një prostitutë të quajtur Divine Brown. Në atë kohë ai ishte I lidhur me partneren e tij për një kohë të gjatë Elizabeth Hurley.

Meg Ryan me Russell Crowe

Ryan pati një lidhje të fshehtë me Russel Crowe ndërsa ishte e martuar me bashkëshortin e saj Dennis Quaid.

Tiger Woods me shumë gra

Gjërat nuk po shkonin siç duhet në martesën e Tiger Woods me Elin Nordegren kur pak pas përplasjes së makinës së tyre në 2009-ën u raportua se Woods kishte 13 partnere.

Brad Pitt me Angelina Jolie

Një nga lidhjet e fshehta më me bujë në Hollivud. Jolie u lidh me Pitt ndërsa xhironin filmin Mrs. Dhe Ms. Smith edhe pse ajo tha se mes tyre nuk kishte asnjë gjë derisa ai u nda nga Aniston.

Jude Law me dadon e fëmijëve

Gjatë fejesës me Sienna Miller, Laë e tradhëtoi atë me dadon e fëmijëve të tij dhe më pas doli se edhe Miller kishte një lidhje me Daniel Craig.

Frank Sinatra me Ava Gardner

Sinatra u dashurua me Ava Gardner ndërsa ishte ende I martuar me Nancy Barbato të cilën e la për tu martuar më pas me Gardner.

Harrison Ford me gra më të reja

Harrison kishte lidhje të fshehta me gra më të reja në moshë ndërsa ishte I martuar ende me Melissa Mathison. Para se të ndaheshin ligjërisht ata nxorrën një deklaratë ku thoshin se kishin kohë që jetonin të ndarë.

Sarah Ferguson me John Bryan

Sarah Ferguson bëri një udhëtim me këshilltarin Amerikan John Bryan ndërsa ishte ende e martuar me djalin e dytë të Mbretëreshës Elizabeth, Princin Andreë. Ata u ndanë në 1996-ën një muaj para Princit Charles dhe Princeshës Diana.

Donald Trump me Marla Maples

Para se të martohej me Melanian Trump ishte martuar dy herë më parë.  Martesa e tij e parë përfundoi pasi u zbulua lidhja e tij me Marla Maples.

Marilyn Monroe me Arthur Miller

Monroe kishte një lidhje të fshehtë me skenaristin Arthur Miller gjatë martesës së saj me DiMaggio në 1954-ën. Ajo u nda nga DiMaggio dhe u martua me Miller.

Peter Townsend me Princeshë Margaret

Oficeri I forcës ajrore kalonte shumë kohë me Princeshën pas dyerve të mbylluar adhe atë kohë ishte I martuar. Townsend do e linte bashkëshorten e tij për Margaret por pasi u zbulua lidhja e tyre ata u detyruan të ndaheshin.

John F. Kennedy me Marilyn Monroe

Kënga e Monroe “Happy Birthday” për presidentin Kennedy bëri që të dilnin fjalë se ajo kishte një lidhje të fshehtë me të por jo vetëm. Flitet se ajo kishte një lidhje edhe me vëllain e tij.

Eddie Fisher me Elizabeth Taylor

Në 1950-ën Fisher dhe Taylor kishin një nga lidhjet e fshehta më skandaloze në historinë e Hollivudit. Ai ishte I martuar me Debbie Reynolds në atë kohë dhe e la atë për Taylor.

Elizabeth Taylor me Richard Burton

Martesa e Taylor me Eddie Fiusher përfundoi ashtu si nisi- me një lidhje jashtë martesore. Ajo e la bashkëshortin e saj për aktorin Richard Burton.

Woody Allen me Soon-Yi Previn

Allen nisi një lidhje të fshehtë me vajzën adoptive të të dashurës së tij prej një kohë të gjatë Mia Farrow në 1992-shin. Skandali u zbulua kur Farrow I gjeti foto nudo vajzës së saj të cilat ishin të realizuara nga Allen. Ata u kritikuan shumë por përsëri u martuan në 1997-ën.

Burimi/Marie Claire

Previous ArticleNext Article