Terror në Californi; njeriu me maskë qëllon me automatik dhe shkakton 12 viktima 0 375

12 të vdekur është bilanci tragjik i një ngjarje të tmerrshme të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Californi. Një burrë i veshur me të zeza ka qëlluar të rinjt që ndodheshin në ‘Bordeline Bar’ duke shkaktuar viktima, të plagosur e shumë panik.

Krimineli ende i paidentifikuar është futur në bar me një maskë në fytyrë dhe ka hapur zjarr tek të pranishmit (një pjesë e mirë e të cilëve ishin nën 21 vjeç), nëpërmjer një gjysmë-automatiku. Në fillim ai qëlloi mbi banakjerin, e më pas hapi zjarr tek të gjithë të rinjtë, të cilin ndodheshin aty për të dëgjuar muzikë country. Qindra të pranishëm janë parë të vrapojnë të frikësuar, duku u munduar të gjenin mundësinë për të shpëtuar, ndërsa personi me maskë hidhte granata me typ në mënyrë që t;ua vështirësonte largimin nga bari.

Oficerët e parë të policisë që erdhën në bar u përballën me të shtënat e kriminelit, i cili vrau një prej tyre sherifin 29-vjeçar Ron Helus, e menjëhërë pasi qëlloi sherifin, njeriu me maskë qëlloi mbi veten e tij duke vdekur në vend.

Previous ArticleNext Article