Ameli këndon gjithë ditën këtë këngë dhe nuk është e Miriamit dhe Albanit 0 1745

Miriam Cani ka zbuluar pasditen e sotme një sekret të vogël për vajzën e saj Amelie, teksa ishte pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur ta bëjë këtë deklaratë si pjesë e surprizës së Miriamit që stafi i emisionit kishte përgatitur për të ftuarën e sotme.

Në studion ishte këngëtarja Daniela Toçi së bashku me këngëtarin Ardit Çuni për të folur për bashkëpunimin e tyre në këngën “Qaj”, pjesmarrëse në festivalin “Kënga Magjike 2018”.

Miriami ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim Danielës së vogël, të cilën e ka pasur në skuadrën e saj në show-n e talenteve “The Voice Kods”. Pasi e uroi për këngën e re, Miriami zbuloi se këngën e Ardit Çunit dhe Danielës Ameli e ka shumë qejf dhe e këndon gjithë ditën.


Ky mesazh e ka emocionuar vogëlushen nga Kukësi e cila e përlotur u shpreh shumë e lumtur për fjalët e thëna mga Miriam Cani, pasi përveçse e ka pasur trajnere në “The Voice Kids” e ka këngëtaren e preferuar shqiptare.

Ja për cilën këngë e ka fjalën Miriami:

Previous ArticleNext Article