Arbana Osmani me një projekt të radhës, që përmban një gjest mjaft prekës!! 0 950

Moderatorja e njohur është kthyer për publikun shqiptar në sinonim të ekranit të Top Channelit, të cilin nuk e ka tradhëtuar asnjëherë. Por Arbana Osmani do të dalë pak nga skema këtë radhë. Në planin afatshpejtë, ajo ka dicka tjetër, dicka ndryshe: të bëhet pjesë e nismës së inicjuar nga Eraldo Rexho dhe të drejtojë koncertin e organizuar në 12 nentor në ARTurbina në nder të së ndjerës Adelajda Xhamani.

Paratë e mbledhura nga shitja e biletave do të përdoren për një bursë studimi 3-vjeçarja për një vajzë nga qyteti i Kavajës, e cila nuk ka mundësi ekonomike të vazhdojë studimet e larta universitare. Ky ishte dhe qëllimi I iniciativës: t`i vihet në ndihmë vajzave që si Adelajda ëndërrojnë një jetë më të mirë në kryeqytet, por për shkak të kushteve, nuk e arrijnë dot.

Previous ArticleNext Article