KreuStil Jetese

Bashkëshortja e Lorik Canës ka ditëlindjen, urimi i Lorikut jo ai që pritej!

Monica Ercoli Cana feston sot ditëlindjen e saj dhe në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte edhe urimi i bashkëshortit të saj, ish–kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana.

Ky i fundit ka zgjedhur të postoj në Instastory një selfie të dyshes dhe ka zgjedhur që urimi të jetë origjinal dhe jo ai që pritej. “Po plaket”- shkruan 35-vjeçari për bashkëshorten duke bërë kështu një dedikim origjinal e të veçantë. Si Monica dhe Loriku njihen për origjinalitetit dhe shakatë që bëjnë me njëri-tjetrin ndaj dhe ky urim i veçnatë për ditëlindjen e bashkëshortes italiane të Lorikut nuk është aspak i çuditshëm.

Fotoja e publikuar duket sikur është shkrepur në avion ndonëse nuk dihet nëse çifti ka zgjedhur që ditëlindjen ta festoi jashtë vendit apo ëhstë një foto e vjetër e dyshes. Kapiteni legjendar shqiptar, Lorik Cana, i ka dhënë fund beqarisë më 24 qershor të 2014-ës duke u martuar me Monikën, arkitekten italiane.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF