Jimmy Choo nxjerr në shitje çizme me ngrohje që karikohen dhe të gjithë i duan! 0 123

Mendimi I të shkuarit në punë tashmë në ditët e ftohta me dëborë sapo u bë më e durueshme falë Jimmy Choo. Brandi luksoz I këpucëve sapo nxorri në shitje modelin më të ri të çizmeve-The Jimmy Choo Voyager- dhe jo vetëm që janë stil por kanë edhe një funksion gjenial. Këto çizme të krijuara në partneritet me Zhor-Tech smart shoe përmbajnë një shtrojë të ngrohtë.

Si punon: shtorja e ngrohtë kontrollohet pa tela me anë të valëve falë një aplikacioni në celular që të mund të rregulloni temperaturën sipas dëshirës tuaj nga 25-45 gradë. Fuqia ngrohëse zgjat deri në 8 orë dhe më pas mund ti karikoni çizmet tuaja( prapa çizmeve ndodhet një fole për USB).

“The Jimmy Choo Voyager prezanton hapin e parë drejt një territorri të ri. Teknologjia që mund të vishet është ende në hapat e parë dhe gjëja e parë që menduam kur po kriojnim këto çizme ishte funksioni I tyre,” tha Sandra Choi, drejtoresha creative e Jimmy Choo në një deklaratë. Në fakt është funksionale, pasi këpuca është rezistente dhe të jep mundësinë të jesh më ngrohtë në ditët e ftohta.

Burimi/Marie Claire

Previous ArticleNext Article